Në mungesë të dëshmitarit Skender Muqolli është ndërprerë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Muqolli mban pozitën e udhëheqësit të Departamentit të Tregut të Energjisë pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Lidhur me mosparaqitjen e dëshmitarit Muqolli në shqyrtim gjyqësor, kryetari i trupit gjykues Arben Hoti njoftoi se përmes e-mailit e ka njoftuar Gjykatën se për arsye shëndetësore nuk do të paraqitet në Gjykatë.
