Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu godet Kurtin për pjesëmarrjen tij në Greqi: Katundi digjet K…. krihet

GD
Gazeta Demos18 korrik 2025 në 14:01
Musliu godet Kurtin për pjesëmarrjen tij në Greqi: Katundi digjet K…. krihet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër vizitën e Albin Kurtit në Greqi.

Sipas saj, forumet e tilla janë pa asnjë ndikim për shtetin e Kosovës.

“Pjesëmarrja e Kurtit me kosto akomodimi prej min. 700-euro nata, ngre dyshime për keqpërdorim të fondeve publike, veçanërisht kur Kosova po përballet me sfida te renda ekonomike (16.6% varfëri dhe 16.3 papunësi) dhe politike (pa kuvend, pa qeveri, pa institucione)”

Postimi i plotë:

“Katundi digjet K….* krihet”

Bazuar në informacionin e disponueshëm dhe kontekstin e Simpoziumit të 27-të ndërkombëtar te Symi ne Skiathos, ngjarje kjo e cila shënoi 20 vjetorin e UNAOC dhe u fokusua në tema globale si “Navigating Multipolartiy: Rethinking Multilaterism for a Fregmented World”, ku po merr pjesë Albin Kurti nuk është aspak relevant për Kosovën.

I gjithë organizimi duket më shumë si një platformë celebruese (sepse kjo organizatë duhet të vijë disi deri të fondet) sesa si një mundësi konkrete për të adresuar çështjet kryesore te Kosovës dhe për të gjetur mbështetje për zgjidhjen e shumë sfidave me të cilat po përballet Kosova.

Pjesëmarrja e Kurtit me kosto akomodimi prej min. 700-euro nata, ngre dyshime per keqpërdorim të fondeve publike, veçanërisht kur Kosova po përballet me sfida te renda ekonomike (16.6% varfëri dhe 16.3 papunësi) dhe politike (pa kuvend, pa qeveri, pa institucione).

Forumet e tilla, pa ndikim te qartë në normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtetet e tjera, njohjeve të reja apo integrimit të Kosovës në BE, bëhen vetëm për tangërllëk personal dhe pushime luksoze të Albinit, në kurriz të buxhetit publik të Republikës së Kosovës.

Natyrisht që për të zhvendosur vëmendjen nga sjelljet e Albin Kurtit i cili po i ikë përgjegjësisë politike duke keqpërdorur edhe paranë publike, militantët e tij mundohen të na e shesin këtë pushim luksoz të guru-t të tyre si një e arritur shtetërore, por kësaj i thonë thjeshtë: “Katundi digjet K….* krihet”.

Faktet flasin me gjuhë të pandikuar për mungesën e transparencës lidhur me qëllimin dhe financimin e udhëtimit. Prandaj edhe i ka kapur siklet i madh sejmenët e VV-së në krye me kapuçkuqen greke, sepse po shihet shumë qartë që ky udhëtim nuk i leverdisë asgjë Kosovës. Thënë troç, ky udhëtim është një pushim luksoz për Albinin dhe personat që ai i takon atje nuk janë miq të vendit tonë.

Dhe kjo duhet ndjekur me seriozitet nga organet përgjegjëse.

Më shumë nga Lajme

  • 15:54Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
  • 15:52Momenti kur i dyshuari për vrasjen e turistit mbërrin në Gjykatën e Sarandës
  • 15:43Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin
  • 15:42Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës
  • 15:31Gara: Gërmimet përfunduan zyrtarisht, 23 persona të gjetur në Kalludër dhe Jabukë