Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka paraqitur dy propozime në mbledhjen e Komisionit për Siguri, lidhur me operacionin policor gjatë protestës së fundit në vend.

Musliu ka kërkuar që para Komisionit të raportojnë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, për mënyrën se si është zhvilluar operacioni gjatë protestës.

Propozimet e saj janë kundërshtuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, i cili ka vlerësuar se aktualisht është koha që Inspektorati Policor të zhvillojë hetimet lidhur me rastin.