Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nagavci inicion Komision Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 10:34
Nagavci inicion Komision Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Arberie Nagavci ka bërë të ditur se kanë iniciuar themelimin e një Komisioni Hertimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ai ka thënë se Komisioni, me mandat gjashtëmujor, do të hetojë veprimet dhe mosveprimet e të gjithë zinxhirit institucional përgjegjës për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së Arlinda Zekajt, nga trajtimi i denoncimeve dhe paralajmërimeve te vlerësimi i rrezikut, zbatimi i urdhrave të mbrojtjes dhe veprimet e Policisë, Prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.

“Hetimi do të përfshijë edhe funksionimin e mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Brenda 60 ditëve nga themelimi, Komisioni parashihet t’i paraqesë Kuvendit raportin e përkohshëm me gjetjet fillestare dhe masat që kërkojnë veprim të menjëhershëm. Asnjë neglizhencë, vonesë apo mosveprim institucional nuk duhet të mbetet pa u shqyrtuar. Duhet të zbardhet se kush ka pasur detyrimin të veprojë, çfarë veprimesh janë ndërmarrë dhe ku ka dështuar mbrojtja institucionale”, ka thënë Nagavci.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Arlinda Zekaj, e cila kishte kërkuar ndihmë dhe kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, përfundoi e vrarë. Ky rast kërkon përgjigje të qarta, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale. Andaj, kemi iniciuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Komisioni, me mandat gjashtëmujor, do të hetojë veprimet dhe mosveprimet e të gjithë zinxhirit institucional përgjegjës për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së Arlinda Zekajt, nga trajtimi i denoncimeve dhe paralajmërimeve te vlerësimi i rrezikut, zbatimi i urdhrave të mbrojtjes dhe veprimet e Policisë, Prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.

Hetimi do të përfshijë edhe funksionimin e mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Brenda 60 ditëve nga themelimi, Komisioni parashihet t’i paraqesë Kuvendit raportin e përkohshëm me gjetjet fillestare dhe masat që kërkojnë veprim të menjëhershëm.

Asnjë neglizhencë, vonesë apo mosveprim institucional nuk duhet të mbetet pa u shqyrtuar. Duhet të zbardhet se kush ka pasur detyrimin të veprojë, çfarë veprimesh janë ndërmarrë dhe ku ka dështuar mbrojtja institucionale.

Bazuar në gjetjet e hetimit, do të kërkojmë masa konkrete, adresimin e përgjegjësive tek organet kompetente dhe përmirësimin e mekanizmave institucionalë për mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Institucionet duhet të veprojnë para se të jetë vonë. Heshtja, neglizhenca dhe papërgjegjësia nuk mund të tolerohen!

arlindanagavciparlamentar

Të ngjashme

Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës

Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës

14:14
“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” - kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik

“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” - kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik

12:48
Bëhet e ditur se ku po qëndron fëmija i Arlinda Zekajt pas vrasjes së saj

Bëhet e ditur se ku po qëndron fëmija i Arlinda Zekajt pas vrasjes së saj

12:28
Qytetari shpreh revoltën pasi i bllokohet rruga nga xhipat e zinj:  Arlinda u vra me sëpatë e këta në xhip

Qytetari shpreh revoltën pasi i bllokohet rruga nga xhipat e zinj: Arlinda u vra me sëpatë e këta në xhip

12:24

Më shumë nga Lajme

  • 14:12Mickoski pret Haxhiun: Folëm për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
  • 14:07Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve
  • 14:04Kërkohet rishikimi i projektligjit për Byronë para votimit në Kuvend, palajmërohet se mund të përdoret si mejt politik
  • 14:03Shtohen forcat policore tek Gjykata e Pejës, pas pak seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekaj
  • 13:56Altin Krasniqi takon deputetin e Parlamentit të Hamburgut me prejardhje nga Vitia