Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

GD
Gazeta Demos5 qershor 2026 në 20:49
Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër persona, me inicialet M.K., V.K., Z.Z., dhe M.K., për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria tha se ka ndërmarrë veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat e veçanta hetimore ndaj të dyshuarve.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, sot më datë 05.06.2026, ka realizuar bastisje në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të disa personave të dyshuar në qytetin e Gjakovës.

Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

Substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë në peshë rreth 293.96 gram,

Substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë në peshë rreth 124 gram,

Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë rreth 13 gram,

Substancë e dyshuar narkotike (lloji i panjohur) në peshë rreth 116 gram,

Një (1) armë zjarri e shkurtë me dy fishekë,

Advertisement Një (1) pushkë ajrore pa numër serik,

90 fishekë kalibër të ndryshëm,

Para të gatshme në shumë 6536.76 Euro, 474 dollar amerikan, dhe 60 franga zvicerane,

Pesë (5) telefona mobil të llojeve të ndryshëm.

Prokuroria Themelore në Gjakovë tha se ndaj të pandehurve M.K.,V.K.,Z.Z., dhe M.K., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Prokuroria Themelore në Gjakovë tha se “është e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, mbrojtjen e shëndetit publik dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme”.

prokuroria

Të ngjashme

Prokuroria në Prizren kërkon paraburgimin ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe detyrim

Prokuroria në Prizren kërkon paraburgimin ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe detyrim

16:36

Më shumë nga Lajme

  • 22:23“Ti e ke gëzu shtëpinë tonë, e ke zdritë ftyrën e familjes” – Rrëfimi emocionues i ushtarit të UÇK-së
  • 22:17Demaku i përgjigjet Haxhiut: As PDK-ja nuk do koalicion me LVV-në, por Ligji për Specialen duhet të procedohet
  • 22:16Deliu: Qeveria diskutoi 35 pika, por ligji për Specialen mungoi në agjendë
  • 22:01Latifi: E vetmja strategji për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së është sigurimi i fondeve për gjetjen e ekipeve të specializuar avokatësh
  • 21:58“Bota nuk sillet rreth PDK’së”, Kryeziu-Hyseni: Gruda e ka pranu që s’është konsultu me mbrojtjen, në projektligj duhet të punojmë krejt