Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas Inspektoratit, punimet do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftimin në Facebook.