93 është numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente me fatalitet në vend që nga janari i këtij viti deri më sot.
Po ka qirinj u ndezën sot me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor nga Kolegji Tempulli në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Organizatori Muhamed Krasniqi u bëri thirrje ngasësve të automjeteve të tregohen shumë më të kujdesshëm në komunikacion, pasi bëhet fjalë për jetën e njeriut.
“Sapo ndezëm qirinjtë për të kujtuar jetët e humbura brenda vitit 2025, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë… Janë bërë 10 vjet që kur shënohet në Kosovë në formë zyrtare. Secila jetë e humbur është një talent i humbur, dashuri, andaj përmes këtij veprimi ju bëjmë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve, që të jenë me të kujdesshëm me veprimet e tyre sepse me humbjen e një jete fillon një dhembje në familje te të dashurit dhe te shoqëria. Secili prej neve që jemi në rrugë kemi përgjegjësi ligjore për veprimet tona. Ne deri më tash kemi arritur ta ulim numrin e viktimave në 24 për qind dhe deri në vitin 2030, uroj që bashkërisht me angazhim qytetar e institucional ta përmbushim këtë objektiv se Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, tha Krasniqi.



