Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ndodheshin brenda një automjeti”, si ndodhi vrasja në Gjakovë, Gjykata jep detaje – i caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit

GD
Gazeta Demos7 maj 2026 në 10:17
“Ndodheshin brenda një automjeti”, si ndodhi vrasja në Gjakovë, Gjykata jep detaje – i caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me inicialet Q.S., i dyshuar për veprën penale të vrasjes, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 majit në Gjakovë.

Sipas komunikatës së gjykatës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 në rrugën “Mbretëresha Teuta”, ku pas një mosmarrëveshjeje të çastit brenda një automjeti të tipit Skoda, konflikti verbal mes të pandehurit Q.S. dhe tani të ndjerit R.B. ka eskaluar në përleshje fizike.

Prokuroria ka bërë të ditur se pas daljes nga automjeti, i dyshuari dyshohet se ka nxjerrë një brisk dhe e ka goditur viktimën në anën e majtë të gjoksit, në afërsi të zemrës. Viktima është dërguar fillimisht në ambulancën e qytetit dhe më pas drejt Spitalit Rajonal, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës, rreth orës 03:10, kur edhe është konstatuar vdekja nga mjeku kujdestar.

Në automjet, sipas dosjes së Prokurorisë, ndodheshin edhe dy dëshmitarë të tjerë, ndërsa automjeti drejtohej nga dëshmitari me inicialet Sh.Rr.

Vendimi për paraburgim është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda, Driton Sadiku, i cili vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase.

“I dyshuari do të mbahet në paraburgim deri më 4 qershor 2026, ndërsa palët kanë të drejtë ankese në Gjykata e Apelit e Kosovës”, thuet në komunikatë.

Gjykatë

Më shumë nga Lajme

  • 10:28Dosja e Prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh
  • 09:58“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit për Ganimete Musliun
  • 09:55Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi
  • 09:30Raportohet se i arrestuarit për spiunazh, u prit në takim nga kryeministri Kurti
  • 09:26Behrami dyshon se Kurti ka plane për ta “paralizuar Kosovën” me 16 shtator kur Haga ta shpallë vendimin