Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

"Në takime me agjentët serbë...", gazetarja Klodiana Lala flet për deklaratën e Vlora Hysenit

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 13:35
"Në takime me agjentët serbë...", gazetarja Klodiana Lala flet për deklaratën e Vlora Hysenit

Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka reaguar pas deklaratave të Vlora Hysenit, ish-drejtuese e SHISH që lëshoi një deklaratë kërcënuese ndaj gazetarëve që po e pyesnin në hyrje të SPAK. “Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?” – tha Hyseni, në hyrje të SPAK, ndërsa Lala e pyeste për mesazhet me Ergys Agasin.

“Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme” tha Klodiana Lala në një lidhje live për Neës24.

“Se për cila takime i referohet Vlora Hyseni mbetet për t’u sqaruar kur të dalë por ishte një akuzë e fortë e lëshuar dhe një shantazh ndaj gazetarëve” u shpreh Lala që foli në vetën e tretë për shantazhin e hapur që i bëri Vlora Hyseni.

Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni u pezullua nga detyra dhe u vendos nën masën e “arrestit shtëpiak” të martën, duke shkaktuar krizën më të rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare për dekada.

Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekreteve shtetërore.

Masat e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH derivojnë nga hetimi që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Ergys Agasit, i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

lalavloratakime

Të ngjashme

Gjykata merr një vendim  për Vlora Hysenin

Gjykata merr një vendim për Vlora Hysenin

14:36
Vlora Hyseni i turret gazetares: Si kalon në takime ti me agjentët serbë në dhomat e Hotel ‘Rogner’

Vlora Hyseni i turret gazetares: Si kalon në takime ti me agjentët serbë në dhomat e Hotel ‘Rogner’

12:08
Ish-shefja e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni mbërrin në Gjykatën e Posaçme në Tiranë

Ish-shefja e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni mbërrin në Gjykatën e Posaçme në Tiranë

12:07
“Krej radarët e shtetit i fik për ty, flej rehat, të du”, Vlora Hyseni i jepte garanci Ergys Agasit

“Krej radarët e shtetit i fik për ty, flej rehat, të du”, Vlora Hyseni i jepte garanci Ergys Agasit

10:35

Më shumë nga Lajme

  • 14:36Të dielën në Shkup marsh në mbështetje të çlirimtarëve, “Jo në emrin tim”
  • 14:34PDK mbështet protestat për çlirimtarët: Zëri i qytetarëve të respektohet!
  • 14:32Shefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit
  • 14:31Djemtë e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut
  • 14:30Pecit debaton me asambleistin e PDK-së: Ti mbaje atje maicën “Lira ka Emër”, por edhe “hipokrizia ka emër”