Në trevjetorin e rënies së heroit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, familjen e tij e kanë vizituar Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi.
Vizita është bërë në shenjë respekti dhe nderimi për Bunjakun, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë.
Gjatë vizitës, ata kanë përcjellë mesazhin e përbashkët “Liria ka Emër – UÇK”, duke nderuar figurën e policit të vrarë në krye të detyrës.




