Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se sonte është pritur me një atmosferë dhe mikpritje të jashtëzakonshme nga banorët e fshatrave Nepole, Gllogjan dhe Llugaxhi të Pejës.
Lekaj ka theksuar se një atmosferë e tillë përkrahjeje po ndihet fuqishëm në çdo komunë të Kosovës, në mbështetje të Aleancës dhe vizionit të saj për një Kosovë më të sigurt, me Ramush Haradinajn kryeministër.
