Në mesin e qytetarëve që morën pjesë në protestën e mbajtur në Vjenë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ishte edhe Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Protesta u zhvillua si shprehje mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.






