Komuna e Prishtinës ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të një segmenti të Rrugës B, të shtunën, më 7 nëntor 2026, për shkak të organizimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina 2026”, edicioni i parë.
Bllokimi do të jetë në fuqi nga ora 08:30 deri në 12:00, në segmentin nga rrethi që lidhet me Rrugën A deri te rrethrrotullimi i “Maxi 24”.
Megjithatë, sipas njoftimit të Komunës, rrethrrotullimi te Maxi 24 nuk do të bllokohet, pasi shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur për qarkullim normal.



