Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 14:33
Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste

Elisa Spiropali u përjashtua ditën e djeshme nga forumet e PS-së pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Blendi Klosi, por ajo nuk ishte e vetmja, pasi kjo parti ka një histori të gjatë përjashtimesh që nis me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Në vite, vendimet për largimin nga grupi parlamentar apo strukturat drejtuese janë marrë për arsye të ndryshme, kryesisht në sfondin e përplasjeve politike dhe mosmarrëveshjeve brenda së majtës.

Një nga rastet e para të bujshme ishte ai i Fatos Nanos në vitin 2007. Asokohe, kryetari i PS-së, Edi Rama, u komunikoi gazetarëve se Nano nuk ishte më pjesë e projektit politik të Partisë Socialiste.

Po në vitin 2007, gjashtë deputetë socialistë, Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta, u përjashtuan nga Grupi Parlamentar i PS-së, pas votës së tyre pro Bamir Topit për President të Republikës.

Katër vite më vonë, në vitin 2011, ishte radha e Kastriot Islamit për t’u përjashtuar nga Grupi Parlamentar socialist. Vendimi erdhi pas mosrespektimit të qëndrimit politik të partisë. Kjo periudhë u shoqërua me përplasje të forta brenda PS-së dhe me Lëvizjen për Mendim Ndryshe, ku bënin pjesë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello.

Në vitin 2015, Tom Doshi u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Në vitin 2016, Koço Kokëdhima u shkarkua nga funksionet drejtuese në PS.

Në vitin 2017, një tjetër emër i rëndësishëm i socialistëve, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u përjashtua nga Grupi Parlamentar dhe forumet e Partisë Socialiste.

Lista e largimeve dhe përjashtimeve vijoi edhe në vitet pasuese. Në vitin 2021, Dritan Leli u përjashtua nga Partia Socialiste, ndërsa ditën e djeshme vendimi përjashtues nga forumet e partisë u mor edhe ndaj Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, vendim të cilin e komunikoi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi pas Asamblesë së ditës së djeshme.

Historiku i plotë i përjashtimeve:

2007 – Fatos Nano përjashtohet nga PS, Edi Rama u komunikoi gazetarëve se në projektin politik të Partisë Socialiste, Fatos Nano nuk është më pjesë.

2007 – Përjashtohen gjashtë deputetë socialistë Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta përjashtohen nga Grupi Parlamentar pas votës për Bamir Topin President.

2011 – Kastriot Islami përjashtohet nga Grupi Parlamentar. Vendimi merret pas mosrespektimit të qëndrimit politik të PS-së.

Ishte periudha e përplasjeve me Lëvizjen për Mendim Ndryshe, ku bënin pjesë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello.

2015 – Tom Doshi përjashtohet nga Grupi Parlamentar

2016 – Koço Kokëdhima shkarkohet nga funksionet drejtuese të PS

2017 – Saimir Tahiri përjashtohet nga Grupi Parlamentar dhe forumet

2021 – Dritan Leli përjashtohet nga Partia Socialiste

2026 – Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca përjashtohen nga forumet e PS. /TCH/

vitinfatosnano

Më shumë nga Lajme

  • 14:46Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin
  • 14:38Isni Kilaj niset për në Hagë: Më 17 nëntor pres drejtësi
  • 14:32Arrestimi i ish-ministrit, avokati i tij flet rreth rastit
  • 14:12Raportohet se ish-ministri kosovar është arrestuar për drogë
  • 14:08Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë