Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga patrullimet pa armë te një Polici moderne, rrëfimet e gjeneratës së parë

GD
Gazeta Demos6 shtator 2026 në 20:57
Nga patrullimet pa armë te një Polici moderne, rrëfimet e gjeneratës së parë

27 vjet më parë, nisën të ndërtojnë një institucion, që sot, është ndër shtyllat kryesore të sigurisë në vend.Nga ditët e para të pasluftës e deri tek sfidat e sotme, uniforma e Policisë së shtetit është parë në çdo cep të vendit.

Sot, 27 vjetori i themelimit, i gjen zyrtarët policor me kompetenca të plota, por në fillim situata ishte ndryshe.

Se si kishte nisur gjithçka e mban mend, Xhemajl Ademaj, polici me numrin 001.

“Ne jemi mundu të ju tregojmë qytetarëve të Kosovës se ka startu, ka fillu punën një polici e re demokratike, e dalë nga vetë populli i Kosovës, bijtë e saj. Por me të thënë të drejtën krahasimi nuk mund të bëhet, sepse ne atëherë ishim, një strukturë ligjore e UNMIK-ut, kishim pak kompetenca, ishim pothuajse në trajnim”, ka theksuar Xhemajl Ademaj, Ish-polici me numrin 001.Por, historia e Policisë së Kosovës është edhe histori e grave të para që iu bashkuan një institucioni të ri, në një kohë kur siguria ende nuk ishte e garantuar.

Një prej tyre ishte Fehmije Gashi-Bytyqi.“Ka qenë ndjenjë e mirë, përgjegjësi e madhe,e dhe guximi madh, pasi 4 muaj kemi patrullu pa armë, natën e ditën. Në atë periudhë kohore prej 4 muajsh kemi qenë krejtësisht të varur nga reagimi i policisë së UNMIK-ut”.

27 vjet pas, në përvjetorin e Policisë, institucionin e sheh me krenari, veçse ish-zyrtarja policore kërkon më shumë mbështetje për ta.“Pjesa e Veriut, falë policisë të cilët e kanë vu jetën në altarin e interest të shtetit, ka arrit që të zhduken atje bandit. Është një polici shumë e suksesshme, vetëm se duhet të motivohen dhe mbështeten, pa sigurim shëndetësorë, pa shujtë ushqimi”.

Ndërkaq, Ademaj konsideron se Policia sot, ka një zhvillim që i ngjan institucioneve të sigurisë më moderne në botë.“Është një ecuri e jahtëzkoanshme në zhvillin e PK-së, qoftë nga struktura organizative, qoftë infrastruktura l;igjore e saj, e cila mund ta quajmë lirisht, në mesin e Policive më modern në botë, këtë ecuri e ka bërë edhe PK me kuadrot e saj”.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999, me gjithsej 176 pjesëtarë./TVDUKAGJINI

policiparëpolicisë

Të ngjashme

27-vjetori i Policisë së Kosovës, Sveçla: Nderim për pjesëtarët që dhanë jetën në krye të detyrës

27-vjetori i Policisë së Kosovës, Sveçla: Nderim për pjesëtarët që dhanë jetën në krye të detyrës

19:09
Haxhiu: Nga 176 kadetët e parë në Vushtrri, Policia e Kosovës u rrit në mbi 9 mijë zyrtarë

Haxhiu: Nga 176 kadetët e parë në Vushtrri, Policia e Kosovës u rrit në mbi 9 mijë zyrtarë

19:03
27 vjetori i Policisë së Kosovës, Kurti: Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor i çdo pjesëtari të policisë

27 vjetori i Policisë së Kosovës, Kurti: Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku janë frymëzimi kryesor i çdo pjesëtari të policisë

18:45
Burim Ramadani kërkon avancim dhe modernizim të Policisë së Kosovës

Burim Ramadani kërkon avancim dhe modernizim të Policisë së Kosovës

13:31

Më shumë nga Lajme

  • 21:35Aksion i madh antidrogë në Sarandë, arrestohen 20 persona – kokainë, kanabis, armë dhe para të sekuestruara
  • 21:35Raportohet se është sulmuar komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti – sherri nisi për parking në një qendrën tregtare
  • 21:08Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë”, Dukagjini përcjell mesazhin: Çlirimtarët nuk janë vetëm
  • 21:047-vjeçari goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes
  • 20:52Zjarr në afërsi të Malishevës, zjarrfikësit në terren