Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga Shkodra në Vlorë e Tiranë për 28 Nëntor, Osmani: Shqiptarët, një komb që ngrihet dhe ecën me kokën lart

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2025 në 17:58
Nga Shkodra në Vlorë e Tiranë për 28 Nëntor, Osmani: Shqiptarët, një komb që ngrihet dhe ecën me kokën lart

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga vizita në Shqipëri, në kuadër të festimeve për 28 nëntorin.

Osmani ka shkruar se ky 28 Nëntor ishte kujtesë dhe premtim njëkohësisht: se rruga jonë është e gjatë, por e jona; se historia nuk na ka lënë vetëm plagë, por edhe shumë arsye për të qenë krenarë.

Ajo ka thënë se populli shqiptar kudo që është mbetet komb që di të ngritet ,të festojë dhe të shikojë nga e ardhmja me kokën lart.

Postimi i plotë:

Nga Shkodra në Vlorë, për ta përmbyllur në Tiranë, ky 28 Nëntor ishte një udhëtim zemre nëpër historinë tonë të përbashkët. Shkodra na hapi dyert si vetëm ajo di – me zemër plot, me rrugë që të flasin dhe me një dashuri që të kujton pse ky komb ka mbijetuar në çdo stuhi.

Festën e vazhduam në Vlorë, në qytetin ku flamuri nuk valëvitet thjesht nga era, por nga historia, nga gjaku, nga amaneti i lirisë. Aty çdo 28 Nëntor merr kuptimin e tij të vërtetë: krenarinë për atë që kemi qenë dhe forcën për të qenë më shumë.

Dhe mbrëmja na bashkoi në Tiranë, në Pallatin e Brigadave, aty ku drita e ceremonisë i jep jetë kujtesës sonë të përbashkët. Në atë hapësirë ku

Shqipëria dhe Kosova nuk qëndrojnë si dy vende, por si një zemër e vetme që rreh përpara, me besim e me dinjitet.

Ky 28 Nëntor ishte kujtesë dhe premtim njëkohësisht: se rruga jonë është e gjatë, por e jona; se historia nuk na ka lënë vetëm plagë, por edhe shumë arsye për të qenë krenarë. Dhe mbi të gjitha, se bashkë, shqiptarë kudo që jemi, mbetemi një komb që di të ngrihet, të festojë dhe të shikojë kah e nesërmja me kokën lart.

Më shumë nga Lajme

  • 08:18Arben Mustafa: Kurti është “uzurpator”, PDK-ja kërkon vazhdimin e seancës konstituive
  • 08:17Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator
  • 08:04"A është këtu deputeti Kurti, a jo?", deputetët e PDK-së e pyesin pjesëtarin e sigurimit se a ka dalë Kurti në punë: S'është sekret bre...
  • 07:53Diplomojnë sot 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës
  • 07:52Sot përfundon afati për aplikim për tekstet dhe materialet shkollore