Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij.
Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu, i cili ka probleme të shëndetit mendor, ka ushtruar dhunë ndaj babait 72-vjeçar dhe nënës 69-vjeçare, përballë banesës së tyre.
Si pasojë e goditjeve, të dy prindërit kanë mbetur të dëmtuar. Nëna ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të stabilizuar, ndërsa babai ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

