Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj personit që kanosi disa gazetarë në një sallë gjyqi në Viti

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 10:03
Ngrihet aktakuzë ndaj personit që kanosi disa gazetarë në një sallë gjyqi në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.I, i cili ka kanosur gazetarë të dy mediumeve në një gjykatë në Viti.

I pandehuri gjendet në masën e paraburgimit që nga data 03 shkurt 2026.

“Sipas aktakuzës, më datë 30 janar 2026, rreth orës 14:30 minuta, në Gjykatën Themelore në Gjilan-Dega në Viti, i pandehuri A.I, me dashje dhe me qëllim frikësimi i ka kanosur me veprime serioze të dëmtuarit E.C gazetare, D.N kameraman që të dy nga gazeta “Nacionale”, dhe të dëmtuarin F.K gazetar hulumtues i “Betimi për Drejtësi”, për shkak të ushtrimit të detyrës profesionale si gazetar, në atë mënyrë që pas përfundimit të një seance gjyqësore në procedurë civile që ishte duke u zhvilluar në një nga sallat e gjykatës në Viti, derisa të dëmtuarit ishin duke e kryer punën e tyre si gazetar dhe kameraman, i pandehuri ju drejtohet para kamerës dhe kryen veprimin kanosës duke vendosur dorën e tij tek fyti i tij në formë kanosëse, që nënkupton një mesazh të qartë se personi rrezikon jetën ose integritetin trupor, me çka me këto veprime të kundërligjshme tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime, i pandehuri A.I, ka kryer veprën penale Kanosje, nga neni 181 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Më shumë nga Lajme

  • 11:59Kërkohet paraburgim ndaj personit që kanosi punëtorët e KRU “Mitrovica”
  • 11:57Dasmat me krisma armësh, pesë persona përfundojnë në duart e Policisë
  • 11:56Hoti: T’i mbajmë përgjegjës ata që s’i zbatojnë vendimet e Kushtetueses
  • 11:34Vdes figura emblematike e futbollit kosovar, Zenun Brovina
  • 11:27AAK dërgon në Prokurori vendimet e Qeverisë për 18 komisione, Tahiri paralajmëron kallëzim penal