Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit.
Para fillimit të seancës konstituive, Haxhiu kërkoi nga deputetët 1 minutë heshtje dhe nderim për nder të 25 vjetorit të kësaj date.
Ajo tha se Kosova qëndron gjithmonë në krah të SHBA.




