Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë

GD
Gazeta Demos29 dhjetor 2025 në 15:03
Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë

Me 21 vota për dhe një kundër, Isak Shabani, ish-kandidat për kryetar të Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal të kësaj komune, e cila udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pasi e mori pozitën, Shabani theksoi para asamblistëve se do ta respektojë statutin dhe rregulloren e Kuvendit, si dhe të gjitha ligjet dhe aktet juridike.

“Ky besim është një nder i madh, por mbi të gjitha është një përgjegjësi për ta marrë këtë detyrë me përulësi dhe seriozitet të plotë”, tha Shabani.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Shpejtim Bulliqi pati fituar pa balotazh në Podujevë. Pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve, Vetëvendosje në Llap fitoi 53.42% të votave.

Ekrem Hyseni i LDK-së ndërkaq fitoi 39.08. Isak Shabani i PDK-së ka marrë vetëm 6.15 për qind.

Më shumë nga Lajme

  • 14:58Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet dhe projektet infrastrukturore në Kosovë
  • 14:51Rama: Kosova s’mund të ecë drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave, Qeveria e ka këtë tendencë
  • 14:49Përplasje për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, opozita ngre dyshime, pushteti mbron projektligjin
  • 14:48Dogana zbulon 20 ngrohëse të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 1 mijë e 200 euro
  • 13:58Digjen ambientet e “Dritare Tv”, reagon drejtuesja Rudina Xhunga