Sot bëhen 7 ditë që kur Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burgim katër ish-krerët e UÇK-së.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri me anë të një videoje ka kritikuar Kuvendin e Kosovës që ende nuk ka dal me një qëndrim për këtë vendim.

“Ky Kuvend tash e 1 javë ende nuk ka një qëndrim politikë, institucional, shtetëror, një rezolutë që e dënon dhe thërret për drejtësi dhe që në përmbajtje adreson çështje që për ne janë shumë problematike në atë vendim”, tha ndër të tjera Tahiri në videon e publikuar.