Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Qeveria mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 07:37
Qeveria mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite janë 12 pika.

Ndër çështjet kryesore që pritet të shqyrtohen janë projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve me Suedinë për ekstradim, ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe transferimin e personave të dënuar, si dhe traktati me Belgjikën për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Në mbledhje pritet të shqyrtohet edhe propozimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, raporti vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025 dhe draft-raporti për vlerësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Në rend dite janë edhe propozimet për shpronësimin e pronave që preken nga projektet infrastrukturore, përfshirë rrugën Korishë–Kabash, rrugën tranzit në Klinë dhe segmentin Banullë–Bresalc të autostradës Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë.

qeveriambledhjemban

Të ngjashme

Kuvendi mban sot katër mbledhje të komisioneve, në agjendë inteligjenca dhe projektligjet për energjinë

Kuvendi mban sot katër mbledhje të komisioneve, në agjendë inteligjenca dhe projektligjet për energjinë

07:41
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës

Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës

18:46

Më shumë nga Lajme

  • 11:45Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës
  • 11:31Tension në seancën për vrasjen e policit Muhamet Lika, avokatja Bytyqi ankohet për qasjen e prokurorit
  • 11:13Dragash: Digjet QMF-ja e Llopushnikut
  • 10:54Kosova dhe Belgjika thellojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit, Qeveria miraton marrëveshjen
  • 10:53Mbledhja e tetë e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën