Edhe në Gjakovë janë numëruar votat e para të kandidatëve për asamble, të cilat tashmë janë procesuar në web-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve .
Si parti e parë renditet AAK me 30.99 përqind, e ndjekur nga VV me 23.48 përqind, PDK me 14.34 përqind dhe LDK me 12.87 përqind.
Deri tash janë numëruar shtatë vendvotime nga 146 sa janë. Ardian Gjini, si bartës liste renditet i pari me numrin më të madh të votave, përkatësisht 590.
Kandidatët e tjerë të AAK’së më të votuar pas tij janë Flamur Fetahaj, Freskim Radoniqi, Ferdinand Kolaj dhe Durim Halilaj.
Mimoza Shala, është kandidatja më e votuar e VV’së, si bartëse e listës.
