Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Olluri: Martin Berishaj është përfshirë në vjedhje të votave, ortakët e tij, njerëz të lojërave të fatit, i shtypën fletëvotimet e zgjedhjeve

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 10:16
Olluri: Martin Berishaj është përfshirë në vjedhje të votave, ortakët e tij, njerëz të lojërave të fatit, i shtypën fletëvotimet e zgjedhjeve

Gazetari Parim Olluri tha se Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci “është i përfshirë direkt” në “vjedhjen e votave në zgjedhjet nacionale dhe në zgjedhjet lokale”.

Ai tha mbrëmë se beson se zgjedhjet lokale në Mitrovicë kanë qenë “të orkestruara”. Sipas tij, “ka shumë argumente që e ndërtojnë një panoramë të çuditshme dhe një panoramë që nuk flet për një proces normal të zgjedhjeve”.

“Ajo që ka ndodhë, prej kontratimit të një kompanie përmes tenderit të negociuar, unë mendoj që është dyshim i mjaftueshëm për Prokurorinë Speciale që të nisë një hetim të thellë dhe të përfundojë me aktakuzë dhe njerëzit të dalin para drejtësisë, sepse nuk ka pasur nevojë që të shkohet në tender të negociuar për zgjedhjet lokale, sepse data e zgjedhjeve dihet gati katër vjet përpara, e katër muaj përpara dihet dita e sajtë e mbajtjes së tyre”, tha ai.

Olluri tha se Martin Berishaj është ortak me kompaninë e kontraktuar për shtypjen e fletëvotimeve në një biznes të lojërave të fatit në Shqipëri.

“Fakti që kanë shkuar me tender të negociuar dhe kanë shkuar i kanë përzgjedhur si fitues ortakët e Martin Berishajt, ngre dyshime të mëdha për një skemë të orkestruar. Tash, Martin Berishajn e kemi te vjedhja e votave në zgjedhje nacionale. I kemi pa ato zarfet me vota që i ka marrë dhe i ka dërguar në ambasadë pa u kontrolluar prej zyrtarëve të KQZ-së, i ka marrë tinëz”, tha ai në “Pressing.

“Kompania CETIS është ortak me Martin Berishajn në një biznes multimilionësh të lojëra të fatit në Shqipëri”, tha Olluri.

Ai tha se fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë i kanë shtypyr “njerëz që kanë interesa të lojërave të fatit”.

“Do me thënë, po të vijnë njerëz që kanë interesa të lojërave të fatit dhe po i shtypin fletëvotimet për zgjedhjet e Kosovës. Do të duhej që shteti të ishte më i kujdesshëm se kë e përzgjedh për kontraktor. Por këtu shihet ashiqare që interesi i tyre ka qenë që përmes tenderit të negociuar të shkojnë te ortakët e Martin Berishajt”.

Martin Berisha

Më shumë nga Lajme

  • 12:07Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut
  • 12:05Gashi: Duhet ta ruajmë këtë status quo të re në veri, Kosovës i duhet maturi, strategji dhe përgjegjësi
  • 11:59Kërkohet paraburgim ndaj personit që kanosi punëtorët e KRU “Mitrovica”
  • 11:57Dasmat me krisma armësh, pesë persona përfundojnë në duart e Policisë
  • 11:56Hoti: T’i mbajmë përgjegjës ata që s’i zbatojnë vendimet e Kushtetueses