Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gashi: Duhet ta ruajmë këtë status quo të re në veri, Kosovës i duhet maturi, strategji dhe përgjegjësi

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 12:05
Gashi: Duhet ta ruajmë këtë status quo të re në veri, Kosovës i duhet maturi, strategji dhe përgjegjësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se situata në veri të Kosovës ka ndryshuar, por ka paralajmëruar se vendi përballet tash me rrezik më të madh juridik dhe me një situatë më të ndjeshme në dialog.

Gashi thotë se tani “rreziku juridik është më i madh se më parë”.

“Kur thoja se gjendja faktike në veri ka ndryshuar, dhe se detyra jonë është ta ruajmë këtë status quo të re, ta përmirësojmë dhe njëkohësisht të luftojmë për ta forcuar pozitën juridike të Kosovës, shumëkush më sulmonte, madje edhe nga brenda. Sot, rreziku juridik është më i madh se më parë. Bisedimet janë më të ndjeshme e më të rrezikshme. Ndërsa arkitektura e sigurisë botërore po ndryshon dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në rajonin tonë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Prandaj, ai thotë se “Kosovës i duhet maturi, strategji dhe përgjegjësi shtetërore”.

“Duhet ta ruajmë atë që kemi arritur, ta forcojmë pozitën tonë juridike e ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, të jemi të përgatitur për çdo zhvillim”, shkroi ai.

Në këtë pikë, Gashi përmend raportet me aleatët,

“Raportet speciale me aleatët nuk janë luks politik. Janë interes jetik dhe garanci e sigurisë së Kosovës”.

“Në kohë pasigurie, shteti nuk udhëhiqet me emocione. Udhëhiqet me vizion, maturi dhe guxim. Prandaj na duhen institucione të fuqishme, me vizion të qartë dhe program konkret politik, ekonomik dhe të sigurisë. Kosova nuk ka nevojë për improvizim. Ka nevojë për shtet që mendon përpara, që parashikon rreziqet dhe që di t’i mbrojë interesat e saj”, shkroi ai.


duhetkosovësgashi

Të ngjashme

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

17:17
E mban emrin e gjyshit të tij që ra dëshmor, Vesel Demaku zbulon se pse e zgjodhi Kosovën para Austrisë

E mban emrin e gjyshit të tij që ra dëshmor, Vesel Demaku zbulon se pse e zgjodhi Kosovën para Austrisë

16:51
Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

13:06
Rrustemi nuk përjashton takimet për Presidentin: Ditët janë të pakta, duhet t’i intensifikojmë

Rrustemi nuk përjashton takimet për Presidentin: Ditët janë të pakta, duhet t’i intensifikojmë

09:24

Më shumë nga Lajme

  • 17:12Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Hamburg
  • 17:11Tre të lënduar në aksidentin mes tri veturave në fshatin Mramor
  • 16:52Aksident i rëndë te liqeni i Badocit
  • 16:35Shoqata e Familjarëve “Përkorë” reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit në OKB
  • 16:34Pula: UÇK është pjesë e një kapitulli vendimtar të historisë sonë