Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nis përgatitjet për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

GD
Gazeta Demos25 shkurt 2026 në 16:06
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nis përgatitjet për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizues për manifestimin me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sipas njoftimit, në këtë takim është formuar edhe grupi punues, i përbërë nga kryetarët e degëve të OVL UÇK-së, të cilët do të jenë përgjegjës për koordinimin dhe realizimin e aktiviteteve në nivel qendror dhe lokal.

Takimi u kryesua nga Hysni Gucati, ndërsa gjatë mbledhjes u shqyrtua në detaje organizimi i manifestimit treditor.

“Gjatë mbledhjes u shqyrtua në detaje organizimi i manifestimit treditor, me theks të veçantë në ndarjen e detyrave, përgjegjësive dhe koordinimin ndërmjet degëve”, thuhet në njoftim.

Pas diskutimeve dhe konsultimeve, Këshilli Organizues ka miratuar logon zyrtare të manifestimit dhe ka propozuar për aprovim agjendën e aktiviteteve, e cila pritet të miratohet në ditët në vijim.

Sipas agjendës së propozuar:

5 Mars

Pritje për vizitorët në Zyrën Qendrore, si dhe në të gjitha degët e kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së. Ftohen institucionet arsimore që orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë Epopesë së UÇK-së. 6 Mars

Homazhe në ora 09:30 tek Kompleksi Memorial në Prekaz. Homazhe në ora 10:00 tek Kompleksi Memorial në Marinë. Në të njëjtën kohë, homazhe do të mbahen nga strukturat e dala nga lufta e UÇK-së në të gjitha komplekset memoriale në vend. 7 Mars

“Nata e Zjarreve” – ndezja simbolike e zjarreve në shtatë ish-zonat operative të UÇK-së, në ora 18:00. Organizatorët kanë bërë të ditur se detajet përfundimtare të manifestimit do të publikohen pas miratimit zyrtar të agjendës nga Këshilli Organizues i Epopesë së UÇK-së.

OVL UCK

Më shumë nga Lajme

  • 12:08Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët, Republika peng i Albin Kurtit
  • 11:40Salla e Kuvendit e mbyllur, Tahiri: Kosova s’mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit
  • 11:04QKUK: Gjendja e 30 vjeçarit për momentin është stabile
  • 10:46Shoferin e zuri gjumi? 12 të vdekur në aksidentin me autobus në Hungari
  • 10:40Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje