Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Organizatori: Protesta ishte e qetë deri kur Policia reagoi brutalisht e një shokut tonë ia thyen edhe këmbën

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 11:39
Organizatori: Protesta ishte e qetë deri kur Policia reagoi brutalisht e një shokut tonë ia thyen edhe këmbën

Organizatori i protestave të përnatshme në shesh nën parullën “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri e quajti të papranueshme sjelljen e Policisë dje, ndërsa shprehu keqardhje për të gjitha incidentet.

Haziri kërkoi edhe sot miratimin përfundimtar të ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

“Unë sot u bashkova bashkë me veteranët, pasi ishte një thirrje e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për protestë dhe tani u bashkuam. Ndërsa ‘Jo në emrin tim’ kemi thirrur protestë gjithëpopullore për orën 12:00. Kjo nuk i përjashton protestat njëra-tjetrën. Jemi të gjithë bashkë këtu në sheshin ‘Skënderbeu’, tash e 21 ditë”, tha ai.

Haziri tha se ndjen keqardhje për çdo incident, por shtoi se Policia e ka nisur eskalimin.

“Jemi munduar në vazhdimësi që protesta të jetë e qetë, deri kur Policia ka gjuajtur gaz lotsjellës, e njërit nga shokët tanë ia kanë thyer edhe këmbën”, tha ai.

Ai tha se nuk e kupton se si Policia u ndikua që të reagonte ashtu ndaj protestuesve.

“Zëri ynë nuk është dhuna e huliganizmi”, tha ai.

Haziri tha se kryeministri Albin Kurti “po tenton të na i marrë edhe sheshet”.

policiaorganizatoriprotesta

Të ngjashme

Protesta, Policia del me njoftimin e fundit

Protesta, Policia del me njoftimin e fundit

20:22
Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Policia: Ka të lënduar në Emergjencë, i dyshuari dorëzoi një kamerë

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Policia: Ka të lënduar në Emergjencë, i dyshuari dorëzoi një kamerë

13:34
“Policia është e jona, mos e gjuani”, thirrja e organizatorëve të protestës

“Policia është e jona, mos e gjuani”, thirrja e organizatorëve të protestës

22:06
Qytetari shtrihet në tokë, Policia i del në ndihmë

Qytetari shtrihet në tokë, Policia i del në ndihmë

21:40

Më shumë nga Lajme

  • 14:03Votimi i ndryshimit të Ligjit, vjen një përgjigje nga Dhomat e Specializuara
  • 13:51BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
  • 13:36Gucati pas protestës: Gazi më ka prekur shumë keq në mushkëri, mora dy orë oksigjen në QKUK
  • 13:31Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres të punoj me presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës
  • 13:31Ministria e Hotit njofton për subvencionim të faturave të energjisë elektrike, ia huq fortë me fotografinë – AI ia ndërron fytyrat ministrave