Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani i reagon Kurtit: Nëse kisha dashur pushtet do të garoja për kryeministre

GD
Gazeta Demos20 maj 2026 në 20:35
Osmani i reagon Kurtit: Nëse kisha dashur pushtet do të garoja për kryeministre

Vjosa Osmani në ”Click” të RTV21 i ka reaguar Albin Kurtit i cili ka deklaruar se ajo ka ambicie politike. Osmani tha se roli i presidentit nuk lidhet me pushtetin ekzekutiv, por me balancimin institucional dhe funksionimin demokratik të shtetit.

Ajo tha se presidenca është institucion që ruan ekuilibrin e pushteteve dhe ndërhyn kur është e nevojshme për të korrigjuar gabime institucionale.

“Institucioni i presidencës nuk do pushtet. Është shtylla që e mban balancën e pushteteve të tjera, e ruan demokracinë në kohë të rënda dhe siguron që kur të tjerët bëjnë gabime, ato të përmirësohen”, tha Osmani.

Ajo shtoi se, nëse do të kishte synim pushtetin ekzekutiv, do të kishte garuar për postin e kryeministres.

“Nëse do të doja pushtet, do të kandidoja për kryeministre. Jam e bindur që ka qenë vullnet i popullit që unë të jem presidente”, u shpreh ajo.

Duke iu përgjigjur deklarimeve të Albin Kurti, Osmani tha:

“Kurti mund të mendojë që është autoritet për interpretimin e Kushtetutës, por nuk është, është Gjykata Kushtetuese. Unë kam marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës dhe e di shumë mirë çfarë po flas. Institucioni i presidencës e mban balancën, këtë e kam bërë”, deklaroi Osmani.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet