Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani: Konjufca ka edhe pak ditë afat, shpresoj që seanca të thirret sa më parë dhe ta shohim rezultatin

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2025 në 11:56
Osmani: Konjufca ka edhe pak ditë afat, shpresoj që seanca të thirret sa më parë dhe ta shohim rezultatin

Presidentja Vjosa Osmani kërkon që të respektohen afatet ligjore për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për formimin e qeverisë së re.

“I mandatuari i dytë për kryeministër nga LVV akoma është brenda afatit kushtetues dhe varet nga deputetët dhe kryesia se kur të ftohet seanca. Shpresoj që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, ish-partitë opozitare janë shprehur kundër mandatarit për kryeministër, Glauk Konjufca.

Vjosa Osmani sot foli edhe për buxhetin e RTK-së ku tha se ka shprehur gatishmërinë e plotë me të gjitha partitë politike se nëse nuk pranojnë një nismë legjislative nga ana e qeverisë, atëherë mund të bëhet nga vet presidentja, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Ajo tha se deri tani nuk ka përgjigje nëse ka gatishmëri nga partitë që kanë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës që të votojnë një nismë të tillë.

Punëtorët e RTK-së ende nuk i kanë marrë pagat për muajin tetor. Ata ditë më parë kanë protestuar duke kërkuar zgjidhje për buxhetin e RTK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 12:30E akuzoi për bashkëpunim me të arrestuarin e sotëm për spiunazh, kryetari i Dragashit paralajmëron kallëzim në polici ndaj zyrtarit të VV
  • 12:26Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini
  • 12:25Komunat planifikojnë protestë në mbrojtje të buxheteve komunale
  • 12:04Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro
  • 11:51Ahmeti zbulon planin e VV-së: Nuk është e rastësishme që deputeti më i vjetër është i VV-së