Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL-UÇK: Ta quash një gjeneral të UÇK-së ‘njeri i Serbisë’, e papranueshme dhe politikisht helmuese

GD
Gazeta Demos14 maj 2026 në 16:00
OVL-UÇK: Ta quash një gjeneral të UÇK-së ‘njeri i Serbisë’, e papranueshme dhe politikisht helmuese

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka dënuar ashpër “gjuhën fyese” të përdorur ndaj ish-ushtarëve dhe komandantëve të luftës çlirimtare.

Reagimi i kësaj organizate vjen pas përleshjes që ndodhi sot mes kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe kryetarit të degës së LVV-së në këtë komunë, Hysni Mehani, teksa ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

Ai ka thënë se është sulmuar nga Lushtaku “dhe banda e tij”.

Ndërkaq, vetë Lushtaku reagoi, duke thënë se “pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skenderaj”.

“E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan”, shkroi kryetari i Skenderajt.

E OVL e UÇK-së tha se “të quash një gjeneral të UÇK-së ‘njeri i Serbisë’, ata që u rreshtuan për lirinë e Kosovës, është e ulët, e papranueshme dhe politikisht helmuese”.

“Asnjë interes partiak, asnjë mëri personale dhe asnjë rivalitet mes politikanëve nuk i jep askujt të drejtën të njollosë luftën çlirimtare apo të çnderojë burrat që derdhën gjakun për këtë shtet”.

“Ajo që po shohim tani, një fushatë përshkallëzuese fyerjesh, etiketimesh dhe urrejtjeje e drejtuar ndaj veteranëve të UÇK-së dhe komandantëve të tyre, nuk është debat demokratik. Është degradim moral. Dëmtohet jeta publike, thellohen ndasitë dhe sulmohet vetë themeli mbi të cilin u farkëtuan liria dhe sovraniteti i Kosovës”, tha kjo organizatë në reagimin në Facebook.

OVL e UÇK-së kërkoi që çdo subjekt politik dhe mbështetësit e tyre të distancohen qartë dhe menjëherë nga një gjuhë e tillë.

“Mospajtimet politike nuk mund të kthehen në sulm ndaj luftës çlirimtare. Kushdo që e shkel këtë kufi, do të përballet me përgjigjen tonë të vendosur, publike dhe të pakompromis”, tha OVL e UÇK-së.

OVL UCK

Më shumë nga Lajme

  • 13:19Dyert e mbyllura të Kuvendit, Administrata: Nuk kemi pranuar njoftim për seancë
  • 13:10Zelensky: Interceptorët evropianë nuk mund të qëndrojnë në depo
  • 13:0752 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim
  • 13:04“Kushtetuta” e Haxhiut: Çështja e Presidentit është hapi i tretë formal, por në rastin tonë është hapi i parë
  • 12:57Të shtëna me armë zjarri në Pejë