Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Paçarizi: Kosova s`loboi, nuk aktivizoi organizata kredibile për monitorim e diskreditim të Speciale

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 21:52
Paçarizi: Kosova s`loboi, nuk aktivizoi organizata kredibile për monitorim e diskreditim të Speciale

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj institucioneve të Kosovës për mungesë të lobimit shtetëror dhe për mosaktivizim të mekanizmave ndërkombëtarë karshi proceseve gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë.

Paçarizi theksoi se ndonëse angazhimi me Shoqatën e Avokatëve Britanikë ishte një hap i mirë, sipas tij, ai është dashur të zgjerohej me organizata të fuqishme botërore për të evidentuar shkeljet procedurale.

E kanë nisur me grupin e me Shoqatën e Avokatëve Britanikë, të cilët kanë bërë një punë të mirë, por kjo ka mundur të të zgjerohej. Ka mundur me aktivizuar Human Rights Watch, kanë mundur me aktivizuar Amnesty International, ka organizata të tjera amerikane, e të tjera e të tjera, të cilat kanë mundur të aktivizohen dhe ta kryejnë punën e tyre në monitorimin dhe diskreditimin e procedurave të cilat, ashiqare, edhe ne që jemi laikë e kemi parë që nuk janë procedurat e duhura nëpër të cilat ka kaluar Gjykata Speciale” tha Paçarizi në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Sipas tij, themelimi i vetë Gjykatës Speciale ishte rrjedhojë e një lobimi të gjatë nga shtetet, ndaj Kosova duhej të përgjigjej me të njëjtën peshë diplomatike, gjë të cilën nuk e bëri dot.

Paçarizi nënvizoi se që nga koha e shkuarjes së ish-krerëve të UÇK-së dhe shtetit në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Kosova ka vuajtur nga mungesa e një politike të jashtme funksionale.

paçarizikosovaspeciale

Të ngjashme

Paçarizi: Kosova s'mund ta shuajë Specialen as për 50 vjet

Paçarizi: Kosova s'mund ta shuajë Specialen as për 50 vjet

21:46
Nga Kosova në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues angazhohen në tri burgje

Nga Kosova në Danimarkë, 23 zyrtarë korrektues angazhohen në tri burgje

21:48
Kosova U21 publikon listën për miqësoren e nëntorit ndaj Luksemburgut

Kosova U21 publikon listën për miqësoren e nëntorit ndaj Luksemburgut

15:53
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës

23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës

12:36

Më shumë nga Lajme

  • 23:40“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste
  • 23:13Zemaj sfidon Kurtin: Na jepni vetëm 17 emra të mjekëve të kthyer, jo 171
  • 23:07Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë
  • 22:56Ligji për Specialen ende pa epilog në Kuvend, PDK-ja nuk ka prezantuar ndryshimet konkrete
  • 22:42“Çdo i dyti po mson gjermanisht” | Mjekët e rinj i reagojnë Kurtit për pretendimin e kthimit të 171 profesionistëve: Nuk kemi nevojë për deklarata që e mohojnë realitetin