Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Aleancës Ndërkombëtare të Energjisë Diellore (ISA), Ashish Khanna, në kuadër të COP31.
Gjatë takimit, Pacolli dhe Khanna diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e energjisë diellore në Kosovë, duke vënë në pah potencialin e vendit për prodhimin e energjisë së pastër.
Ministrja theksoi rëndësinë e energjisë diellore në procesin e tranzicionit energjetik dhe në zvogëlimin e varësisë së Kosovës nga qymyri.
Në fokus të diskutimeve ishin edhe mbështetja teknike, mundësitë e financimit të projekteve solare, ruajtja e energjisë përmes baterive, si dhe rritja e fleksibilitetit të rrjetit energjetik.
Po ashtu, gjatë takimit u shpreh gatishmëria për të shqyrtuar mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Ndërkombëtare të Energjisë Diellore, hap që mund të krijojë mundësi të reja për investime, ekspertizë ndërkombëtare dhe zhvillimin e sektorit të energjisë së pastër në vend