Shoferë të shumtë u janë drejtuar sot vullkanizerëve për ndërrimin e gomave, me nisjen e periudhës së detyrueshme për pajisjet dimërore në Kosovë.
Nga sot, drejtuesit e automjeteve obligohen t’i pajisin veturat me pajisje dimërore, pavarësisht kushteve atmosferike.
Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ky detyrim mbetet në fuqi deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Shoferët që nuk i respektojnë këto dispozita rrezikojnë gjobë prej 40 eurosh, ndërsa për personat juridikë dhe institucionet publike, në rastet e përcaktuara me ligj, gjoba është 60 euro. Në rrugët e mbuluara me borë ose akull, automjeteve pa pajisjet e nevojshme dimërore mund t’u ndalohet qarkullimi.
Qytetari Agim Maloku që tashmë i ka ndërruar gomat e vetures, tha se ky proces është shumë i rëndësishëm.
