Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën “KFOR”.
Mediat kanë siuruar pamje nga vendi ku dyshohet se kanë qenë duke qëndruar dy viktimat.
Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës. “Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:10, kur Policia ka pranuar informatën se në vilat nr. 03 ndodheshin një mashkull dhe një femër, të moshës rreth 20 deri në 25 vjeç, të cilët sipas informacioneve fillestare kishin hyrë në vilë që nga mbrëmja e 29.12.2025, por prej asaj kohe nuk ishte dëgjuar asnjë zë nga brenda”, thuhet në njoftimin e policisë.
