Situatë e tensionuar po e shoqëron mbrëmjen e sotme Tiranën.
Protesta e studentëve ka eskaluar në dhunë të paprecedentë, me protestues që po hedhin gurë e fishekzjarre drejt policisë, e këta të fundit po kundërpërgjigjen me plumba gome, gaz lotsjellës e ujë.
News24 paraqiti pamje shqetësuese çaste më parë, ku shfaqej një protestues me fytyrë të mbuluar nga gjaku.




