Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian.Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për të ecur para me këtë kërkesë të republikës kosovare.
Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, më 1 tetor, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen tha se bashkë me Kosovën, duhet të binden 27 vendet anëtare që të procedohet me statusin e vendit kandidat.Por, Toby Vogel, ekspert për Ballkan në Këshillin për Politikat e Demokratizimit me bazë në Bruksel, thotë se është pikërisht Komisioni ai i cili, sipas tij duhet të dalë me “Propozime Kreative” rreth perspektivës evropiane të Kosovës.

