Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Partitë në Kosovë skeptike për ndryshimin e qasjes së Serbisë pas fitores së Listës Studentore

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 09:40
Partitë në Kosovë skeptike për ndryshimin e qasjes së Serbisë pas fitores së Listës Studentore

Partitë politike në Kosovë nuk presin që ndryshimi i pushtetit në Serbi të sjellë ndryshim të madh në qasjen e këtij shteti ndaj Kosovës. Ata vlerësojnë se, pavarësisht zhvillimeve të reja politike në Serbi, qëndrimi ndaj Kosovës mund të mbetet i pandryshuar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka thënë për Ekonomia Online se zhvillimet e fundit në Serbi mund të shënojnë fundin e epokës politike të Slobodan Millosheviçit, por jo domosdoshmërisht edhe të mendësisë së tij ekspansioniste ndaj Kosovës.

“Ndryshimet politike që ndodhën në Serbi është lajm i mirë për popullin serb, mendoj, edhe për një farë ndryshimi të kursit politik. Unë e thashë shkurt që ishte fundi i Millosheviçit në fakt. Nuk ishte fundi i Vuqiçit, po fundi i epokës së Millosheviçit. Por kjo nuk do të thotë që mendësia e Millosheviçit, ekspansioniste, pushtuese, pretenduese në fakt, historikisht e falsifikuar, mbi Kosovën, mbi tokën shqiptare, nuk ka me vazhduar me jetu në skenën politike serbe”, tha ai.

Kraki ka thënë se pret që skena e re politike në Serbi t’i qaset ndryshe Bashkimit Evropian, por ka theksuar se Kosova nuk duhet ta marrë përsipër përgjegjësinë për demokratizimin apo normalizimin politik të Serbisë.

“Mëgjithatë, pres që skena e re politike atje me iu qas ndryshe BE-së, interesave të Serbisë strategjike që i ka karshi BE-së dhe integrimeve. E, këtu sa i përket Kosovës, unë nuk mendoj që ne duhet me u brengosur shumë për çka ndodh atje, sepse nuk është misioni i Kosovës me e demokratizuar Serbinë ose me e normalizuar politikisht. Ajo i takon atyre, sikurse që e kam thënë shpesh, kur na kërkojnë ndonjë emisar diplomatë, kështu që vijnë se Kosova me i dhënë diçka që me u normalizuar Serbia. Jo, jo, unë jam kundër kësaj qasjeje. Kosova s’ka çka i jep, s’ka çka bën me u normalizuar Serbia”, tha ai.

Kraki ka shprehur pritjen që Lista Serbe të ndryshojë qasjen politike dhe të pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Kështu që, tani lista serbe që ka qenë zgjatimi i politikës së Vuçiqit këtu në Kosovë, pres që lista serbe me ndryshue, komplet qasjen e politikës dhe qasjen, edhe me u pajtue të gjithë së bashku që Kosova është e pavarur. Kush do me jetu në Kosovë, kush ka jetu këtu, është i mirëseardhur edhe e ka mundësinë me jetu qetësisht e paqësisht, është edhe i privilegjuar madje, i diskriminuar pozitivisht”, tha ai.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se pritjet për ndryshim të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës janë të ulëta.

Sipas tij, zhvillimet e fundit politike dhe protestat e studentëve nuk japin arsye për të pritur ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës.

“Në raport me Kosovën edhe për Kosovën pritjet janë shumë të ulëta në ndryshimin e qasjes, përkundrazi, nëse i keni parasysh dy vjet protesta, krejt akuza edhe kërkesat e protestuesve në raport me qeverisjen e deri të dielës ka qenë njëra prej çështjeve kryesore ka qenë Kosova. Platforma e Listës së Studentëve për Kosovën është dëshpëruese për qasjen e tyre, për mendësinë e tyre. Serbia, sipas vlerësimit tim, mbetet në qarkun e mbyllur. Tani koha a do të ndryshonë sipas raportit pritjeve aspiratës evropiane, çfarëdo që ata sot munden me vlerësuar është diçka krejt tjetër, por demokratizimi i Serbisë në raport me Kosovën është me pritje shumë të ulëta”, tha ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën, më 25 tetor 2026, kanë sjellë një kthesë historike politike në Serbi.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK) dhe organizatave monitoruese si CRTA, “Lista Studentore” ka shënuar një fitore bindëse, duke përmbysur pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit, ndërsa shqiptarët e Luginës siguruan dy mandate.

politikeserbisëserbi

Të ngjashme

Ushtari serb komenton pamjet nga Çubreli i Skenderajt: “Kosova është Serbi, shihemi në të ardhmen”

Ushtari serb komenton pamjet nga Çubreli i Skenderajt: “Kosova është Serbi, shihemi në të ardhmen”

08:35
Kurti flet për zgjedhjet në Serbi: Vuçiqi dhe Daçiqi humbën, shqiptarët arritën rezultat historik

Kurti flet për zgjedhjet në Serbi: Vuçiqi dhe Daçiqi humbën, shqiptarët arritën rezultat historik

17:12
BE pas ndryshimit politik në Serbi: Obligimet e Dialogut me Kosovën mbeten të njejta, procesi s’varet nga individët politikë

BE pas ndryshimit politik në Serbi: Obligimet e Dialogut me Kosovën mbeten të njejta, procesi s’varet nga individët politikë

17:02
Nisin hetime në Serbi për arsyet që Milan Radoiçiqi nuk u çua në paraburgim

Nisin hetime në Serbi për arsyet që Milan Radoiçiqi nuk u çua në paraburgim

21:22

Më shumë nga Lajme

  • 10:40Dhuna në protestën në Tiranë, gjashtë persona arrestohen, tre procedohen dhe dy shpallen në kërkim
  • 10:21Rama kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Kosova e lirë do ta ketë përherë Zahirin në themelet e saj
  • 10:13Nagavci: Mbi një miliard euro investime kapitale në projektbuxhetin për vitin 2027
  • 09:20Për shtatë muaj, Qeveria shpenzoi vetëm 30% të buxhetit për investime kapitale
  • 09:13Për të pestën ditë radhazi protestohet për Arlinda Zekaj