Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin Zahir Pajaziti në 64-vjetorin e lindjes së tij.

Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin e Pajazitit në organizimin dhe drejtimin e rezistencës, duke theksuar sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

Ai ka thënë se emri dhe vepra e Zahir Pajazitit do të mbeten përherë në themelet e Kosovës së lirë dhe do të shërbejnë si shembull për brezat e ardhshëm.