Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Për të pestën ditë radhazi protestohet për Arlinda Zekaj

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 09:13
Për të pestën ditë radhazi protestohet për Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë radhazi, sot do të mbahet protestë në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.

Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 17:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ndërsa organizatorët janë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Përmes një njoftimi, Kolektivi ka bërë të ditur se kërkesat e tyre vazhdojnë të mbeten të njëjta: drejtësi për Arlindën, përgjegjësi institucionale dhe siguri për të gjitha gratë në Kosovë.

“Të dielën bëhen shtatë ditë nga dita kur Arlinda Zekaj u vra e pesë ditë që ne jemi në rrugë duke kërkuar drejtësi për të e për çdo grua të vrarë. Pesë ditë që me ngulm kërkojmë siguri dhe liri për çdo grua të gjallë. Kërkesat tona janë të qarta, por shteti vazhdon të refuzojë të na dëgjojë”, thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë derisa institucionet përgjegjëse të japin llogari për dështimet që, sipas tyre, çuan në rastin e Arlindës.

“Ne nuk zmbrapsemi dhe çdo ditë që çel do të na gjejë në sheshe e përballë institucioneve që e dështuan Arlindën e po vazhdojnë ta dështojnë çdo çikë e gru në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e tyre.

Në fund, Kolektivi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme dhe të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për çdo grua të vrarë.

ditëarlindazekaj

Të ngjashme

Arlinda Zekaj u vra mizorisht, KRK merr vendimin për t’ia falur të gjithë borxhin e kredisë që kishte lënë pas

Arlinda Zekaj u vra mizorisht, KRK merr vendimin për t’ia falur të gjithë borxhin e kredisë që kishte lënë pas

13:40
Profesori amerikan pas vrasjes së Arlinda Zekajt: E turpshme që gratë në Kosovë ende vriten në shtëpitë e tyre

Profesori amerikan pas vrasjes së Arlinda Zekajt: E turpshme që gratë në Kosovë ende vriten në shtëpitë e tyre

18:47
Pestisha: Arlinda s’u mbrojt as nga gratë, përfshirë nënën e ish-burrit

Pestisha: Arlinda s’u mbrojt as nga gratë, përfshirë nënën e ish-burrit

17:54
Nis mbledhja e VV-së - Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Nis mbledhja e VV-së - Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

12:42

Më shumë nga Lajme

  • 09:40Partitë në Kosovë skeptike për ndryshimin e qasjes së Serbisë pas fitores së Listës Studentore
  • 09:20Për shtatë muaj, Qeveria shpenzoi vetëm 30% të buxhetit për investime kapitale
  • 08:597 raste të reja të dhunës në familje raportohen në polici: Gra të sulmuara e të kanosura nga bashkëshortët dhe familjarët
  • 08:56Dy persona të maskuar hyjnë në një shtëpi në Koshare të Ferizajt dhe vjedhin stoli ari
  • 08:52Shtetases së Shqipërisë dhe shtetasit të Kosovës ju ndalua hyrja në Aeroportin e Memmingenit