Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po zhvillon një takim me përfaqësues të komuniteteve në periferi të Prishtinës.
Sipas raportimit të gazetares Diellëza Berisha në Klan Kosova, në takim janë Emilija Rexhepi, Fikrim Damka dhe Nenad Rashiq, ndërsa Elbert Krasniqi ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e takimit.
Gjendemi në periferi të kryeqytetit, ku po mbahet takimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me përfaqësues të komuniteteve. Siç kemi kuptuar deri më tash, pra, në këtë takim, siç e ka konfirmuar edhe grupi multietnik, pjesë e takimit është Emilija Rexhepi, po ashtu është edhe Fikrim Damka. Njëkohësisht, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur për Klan Kosova se nuk do të jetë pjesë e këtij takimi. Në anën tjetër, Nenad Rashiq ka konfirmuar se është pjesë e takimit. Siç kemi kuptuar, bisedimet janë për çështjen e kandidatit të përbashkët nga LDK-ja dhe LVV-ja, pra Bekim Sejdiu. Aty po diskutohet nëse përfaqësuesit e minoriteteve do të kenë votë për të”, ka thënë Berisha.




