Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pas anulimit të konkursit të vitit 2024, Policia hap konkurs të ri për 430 rreshterë

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 21:04
Pas anulimit të konkursit të vitit 2024, Policia hap konkurs të ri për 430 rreshterë

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs të ri për gradimin e zyrtarëve policorë në gradën “Rreshter”, duke identifikuar 430 pozita të lira për këtë gradë.

Konkursi i ri vjen pas anulimit të procesit të mëparshëm të gradimit, të shpallur në vitin 2024, i cili ishte përcjellë me ankesa dhe dyshime për parregullsi, ndërsa për këtë proces kishte rekomanduar anulimin edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Sipas një memorandumi zyrtar, Drejtoria për Zhvillim të Performancës dhe Karrierës në Policinë e Kosovës ka shpallur fillimin e procesit të gradimit, bazuar në Ligjin për Policinë, Udhëzimin Administrativ për procedurën e gradimit të zyrtarëve policorë dhe aprovimin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Në dokument thuhet se, bazuar në analizën e nevojave për personel të graduar, strukturën organizative dhe listën e personelit të autorizuar, janë identifikuar gjithsej 430 pozita të lira për gradën “Rreshter”.

Procesi, sipas memorandumit, do të zhvillohet duke respektuar parimet e ligjshmërisë, transparencës, trajtimit të barabartë, meritës dhe llogaridhënies.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas renditjes në listën meritore dhe kritereve të zbatueshme të gradimit. Të gjitha fazat e procesit, aktet dhe njoftimet përkatëse janë vënë në dispozicion në Intranetin e Policisë së Kosovës.

Problematikat që përcollën konkursin e vitit 2024

Procesi i mëparshëm për gradimin në rreshter ishte shpallur në fillim të vitit 2024 dhe parashihte 355 pozita të lira. Megjithatë, ai u anulua pas ankesave të kandidatëve dhe dyshimeve për parregullsi.

Inspektorati Policor i Kosovës kishte nisur inspektimin e këtij procesi pas dyshimeve të bëra publike dhe pranimit të ankesave nga pjesëmarrësit në konkurs.

Në dhjetor të vitit 2024, në një intervistë për Reporteri.net, kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, kishte folur për mangësitë e evidentuara gjatë inspektimit.

Sipas tij, një nga problemet kishte të bënte me kriteret e konkursit dhe dilemat nëse një gjeneratë e zyrtarëve policorë i plotësonte kushtet për t’iu nënshtruar testimit, për shkak të mosplotësimit të afatit kohor të qëndrimit në një gradë të caktuar.

Hodaj kishte përmendur edhe mospërputhje ndërmjet disa kërkesave të konkursit dhe rregulloreve përkatëse, si dhe mungesën e monitorimit të duhur përmes kamerave gjatë testimit.

Testi ishte organizuar në pesë qendra të ndryshme, gjë që, sipas tij, kishte vështirësuar menaxhimin dhe mbikëqyrjen e procesit.

Pas inspektimit, IPK-ja i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës që të qartësonte bazën ligjore, të harmonizonte kriteret e konkursit me legjislacionin dhe të përmirësonte organizimin teknik të procesit.

Pas këtyre rekomandimeve, Policia e Kosovës kishte vendosur ta anulonte konkursin.

Tash, me shpalljen e konkursit të ri për 430 pozita, pritet të nisë një proces i ri i gradimit të zyrtarëve policorë në gradën “Rreshter”.

2024vititanulimit

Të ngjashme

Imami shqiptar në Zvicër largohet nga postet pas zbulimit të deklaratës së vitit 2017 kundër Paradës së Krenarisë në Prishtinë

Imami shqiptar në Zvicër largohet nga postet pas zbulimit të deklaratës së vitit 2017 kundër Paradës së Krenarisë në Prishtinë

10:34

Më shumë nga Lajme

  • 22:35Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës
  • 22:24Debat mes Mirenës dhe Krasniqit për ndikimin e diasporës në eksportin kosovar: Po foli me shifra – jo paushall
  • 22:17Rexhaj: Dojnë me marrë mjekë e infermierë të gatshëm – Qeveria e Kosovë duhet me dialogu me atë gjermane
  • 22:152026 drejt rekordit historik, pritet të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
  • 22:13Po riparonte një defekt, humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër