Pas qëndrimit para Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit janë nisur drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë, përfshirë Këshillin Prokurorial, atë Gjyqësor dhe Policinë e Kosovës.
Gjatë marshit të tyre, vazhdojnë thirrjet dhe brohoritjet për dorëheqje dhe shkarkime pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protestuesit kanë thënë se nuk mjaftojnë suspendimet e përgjegjësve, por kanë kërkuar dorëheqje dhe shkarkime të menjëhershme




