Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Durrësit

GD
Gazeta Demos6 maj 2026 në 19:34
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Durrësit

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Tafa, dy ditë pas pezullimit të tij.

Arsyeja e shkarkimit është performanca e dobët, pas aksidentit të rëndë ku një 57-vjeçar i dehur përplasi për vdekje dy fëmijë në qytet, raporton A2CNN.

Tafa u pezullua nga detyra dy ditë më parë pas aksidentit të rëndë në Durrës ku 57-vjeçari Nikollë Radaçi i dehur në timon përplasi për vdekje dy fëmijë.

Në kuadër të masave pas aksidentit të rëndë po sot Policia e Shtetit njoftoi rikthimin e patrullave në terren për të kryer ndalime të shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Në fakt më 10 prill ishte vetë Hita që urdhëroi heqjen e patrullave në rrugët interurbane dhe urdhëroi policinë rrugore të mos ndalonin drejtuesit e mjeteve.

Afrim Tafa drejtoi Policinë e Durrësit për rreth 3 muaj e gjysmë. Ai u emërua në detyrë nga ish-kryepolici, Ilir Proda.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 21:28Kongresisti amerikan letër Kurtit: Nuk ka moment më të rëndësishëm për unitet kombëtar, të gjendet konsensusi për presidentin
  • 21:27Pa incidente përfundoi protesta e 17-të, protestuesit: Nuk do të ndalemi asnjë natë derisa të procedohet ligji
  • 21:25Maqedonci dhe ministri kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit
  • 20:50Hoti për shkarkimin e Isufajt: Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit
  • 20:25Shkarkimi i Isufajt, Haziri: Luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal, Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet