Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pasi iu aprovua kërkesa për shtimin e katër artikujve që lidhen me dy dëshmitarë, mbrojtja e Thaçit ndryshon listën e provave

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2025 në 11:24
Pasi iu aprovua kërkesa për shtimin e katër artikujve që lidhen me dy dëshmitarë, mbrojtja e Thaçit ndryshon listën e provave

Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, ka njoftuar se ka dorëzuar listën e ndryshuar të provave të saj në rastin në të cilin Thaçit së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzim it.

Kjo listë e ndryshuar u dorëzua më 31 tetor 2025 pas urdhrit të trupit gjykues në këtë rast, i cili pranoi në prova materiale katër artikuj që lidhen me dy dëshmitarë të mbrojtjes.

Sipas parashtresës së mbrojtjes dhe vendimit të trupit gjykues, këta artikuj lidhen me dëshminë e dëshmitarëve 1DW-008 dhe 1DW-009.

Mbrojtja kishte thënë që këto prova janë relevante dhe se asnjë pale nuk i shkaktohet dëm nga pranimi i tyre, pasi ato do e kenë mundësinë që ta marrin në pyetje secilin prej dëshmitarëve përkatës lidhur me ato.

Provat që lidhen me dëshmitarin e parë (1DW-008), thuhet se janë versione të gjuhës angleze dhe shqipe të një interviste të dëshmitarit të publikuar në “Zëri”.

Ky artikull thuhet se lidhet me përvojën e dëshmitarit në Kosovë gjatë 1998-ës dhe 1999-ës. Po ashtu, edhe për rolin e SHBA-së në Kosovë, ndërveprimin e dëshmitarit me UÇK-në e veçanërisht me Thaçin, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Një version i kësaj interviste ishte pranuar edhe më parë në prova materiale dhe sipas trupit gjykues, ky version nuk ndryshon materialin paraprak.

Kurse, për dokumentet që lidhen me dëshmitarin 1DW-009, janë nga dokumenti zyrtar i Republikës Federale të Jugosllavisë me datë 25 qershor 1999, që përfshinë dekrete të ndryshme që heqin gjendjen e luftës, si dhe një përkthim të pjesshëm në anglisht.

Sipas trupit gjykues, këto dokumente lidhen me periudhën e konfliktit të armatosur, dëshminë e ardhshme të 1DW-009, veçanërisht rolin e tij në ndërveprim me autoritetet serbe, përfshirë instrumentet dhe proceset për të përfunduar konfliktin.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Më shumë nga Lajme

  • 13:39Ironia e gjykatësit që dënoi me vdekje Assadin: Dikur ishte dënuar me vdekje nga regjimi i tij
  • 13:24Haxhiu: Refuzimi i takimeve s’është rrugë drejt marrëveshjes, të kontribuojmë për president konsesual
  • 13:14E rrallë në Mitrovicë: Foshnja lind mbi 5 kilogramë
  • 13:02Takimi i Haxhiut me Kurtin, Gërvallën e pakicat, reagon Deliu-Kodra: Mundeni ta mashtroni vetën, Kosovën jo
  • 12:53“Qe qysh funksionon ekonomia e Kurtistanit”: Arifi kritikon Kurtin për marrëveshjen e thëngjillit me Maqedoninë e Veriut