Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pasojat e luftës në Iran, Starmer paralajmëron britanikët: Kostoja e jetesës nuk do të jetë e lehtë

GD
Gazeta Demos1 prill 2026 në 12:24
Pasojat e luftës në Iran, Starmer paralajmëron britanikët: Kostoja e jetesës nuk do të jetë e lehtë

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka paralajmëruar britanikët se ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme do të ndikojë në të ardhmen e vendit.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Downing Street këtë mëngjes, mes frikës për një krizë të re të kostos së jetesës në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri tha: “Më duhet të jem i sinqertë me njerëzit. Kjo nuk do të jetë e lehtë”, tha ai.

Starmer gjithashtu u tha gazetarëve: “Si do të dalim nga kjo krizë do të na përcaktojë për një brez.”

Adresimi i tij vjen ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump tha se po shqyrton tërheqjen nga NATO pasi aleatët nuk iu bashkuan luftës së tij me Iranin.

Presidenti amerikan gjithashtu pretendoi se Mbretëria e Bashkuar ishte ndër disa vende që “nuk mund të sigurojnë karburant për avionë”.

Presidenti amerikan pretendoi në platformën e tij Truth Social se Britania dhe vendet e tjera që nuk morën pjesë në sulmet kundër Iranit duhet të sigurojnë vetë Ngushticën e Hormuzit. Që nga fillimi i luftimeve, çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm si reagim ndaj bllokimit nga Teherani të cisternave që kalojnë përmes kësaj ngushtice.

Më shumë nga Lajme

  • 09:58“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit për Ganimete Musliun
  • 09:55Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi
  • 09:30Raportohet se i arrestuarit për spiunazh, u prit në takim nga kryeministri Kurti
  • 09:26Behrami dyshon se Kurti ka plane për ta “paralizuar Kosovën” me 16 shtator kur Haga ta shpallë vendimin
  • 09:16Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë