Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 18:48
PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim, si thonë ata, për shkeljen e radhës të rendit kushtetues nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sot refuzoi të respektojë afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore. Ky afat përfundon sonte. Në vend të respektimit të këtij detyrimi kushtetues, shumica parlamentare zgjodhi ta shpërfillë vendimin e Gjykatës dhe, përmes deputetit më të vjetër si kryesues i seancës solemne, e caktoi vazhdimin e seancës për nesër, pasi afati të ketë skaduar”, thuhet në komunikatë.

Partia Demokratike e Kosovës, thekson se kundërshton fuqishëm këtë veprim, i cili nuk është vetëm shkelje e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por, sipas tyre, edhe një precedent i rrezikshëm për funksionimin e shtetit ligjor.

“Askush nuk mund ta vendosë veten mbi Kushtetutën dhe aq më pak ata që kanë detyrimin e parë ta mbrojnë dhe ta zbatojnë atë. Për fat të keq, edhe një herë po dëshmohet se Albin Kurti e ka vendosur vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Republikës dhe interesin partiak mbi interesin shtetëror. Është për keqardhje që një subjekt politik, i cili ka marrë besim nga qytetarët për t’i krijuar institucionet e reja, po e mban peng Republikën e Kosovës për shkak të kalkulimeve të veta politike, duke e zvarritur krijimin e tyre dhe duke prodhuar pasiguri kushtetuese”, thuhet nga PDK.

Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kushtetuta, thotë se nuk është çështje interpretimi politik, por themeli i rendit demokratik dhe juridik të shtetit.

“Prandaj, ashtu si në çdo rast kur është cenuar rendi kushtetues, edhe kësaj radhe PDK nuk do të qëndrojë duarkryq. Mbrojtja e Kushtetutës dhe e shtetit të së drejtës është detyrim ndaj qytetarëve dhe ndaj Republikës së Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe respektim të ligjit. Nuk ka demokraci funksionale aty ku vullneti i një partie vedoset mbi Kushtetutën e Kosovës. Për fat të keq, sot Albin Kurti sërish zgjodhi pikërisht këtë rrugë”, thotë PDK

kosovëspartiakkushtetutën

Të ngjashme

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

17:51
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

17:48
Gazmend Hoxha në Hagë, Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë

Gazmend Hoxha në Hagë, Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë

16:17
LDK në Ferizaj nuk e voton deklaratën kundër vendimit të Hagës, e lëshon sallën

LDK në Ferizaj nuk e voton deklaratën kundër vendimit të Hagës, e lëshon sallën

12:10

Më shumë nga Lajme

  • 07:37KEDS njofton, këtp vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:28Parashikimi i motit: Diell e vranësira
  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës