Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se sot janë procesuar 17.1 milionë euro për fermerët, si mbështetje nga Programi për Pagesa Direkte 2025 .

Ai ka thënë se këto mjete do të transferohen për pak ditë në llogaritë e tyre bankare.

“Ju lumshin duart për mundin që bëni për të ushqyer Kosovën”, ka shkruar Peci.