Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Për “Marshin për Liri” do të ketë transport të organizuar nga e gjithë Kosova

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 14:32
Për “Marshin për Liri” do të ketë transport të organizuar nga e gjithë Kosova

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha edhe një herë u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, nga ora 14:00.

Tasholli, në një konferencë për media, u shpreh se mobilizimi qytetar po ndjehet kudo nëpër Kosovë dhe në diasporë.

“Kjo gatishmëri na bën të besojmë se në ditën e Marshit nuk do të jemi thjesht shumë njerëz në një vend. Do të jemi njerëz të bashkuar nga kujtesa, solidariteti dhe kërkesa për drejtësi. Prandaj, sot ftesa jonë shkon për secilin, ejani dhe bëhuni pjesë e Marshit. Ejani me familjet tuaja, me miqtë dhe me bashkëqytetarët tuaj. Le të jetë pjesëmarrja jonë masive, paqësore dhe dinjitoze”, bëri thirrje Tasholli.

Ai tha se lansimi i Orëve të Pritjes brenda dhe jashtë Kosovës dhe ndezja e zjarreve nëpër Zona, janë shndërruar në vende takimi e bashkimi të qytetarëve, pa dallim.

“Kemi parë njerëz që kanë ardhur jo sepse dikush ua ka kërkuar, por sepse e kanë ndier se duhet të jenë aty. Kemi parë qytetarë të moshave të ndryshme, familje, të rinj e të reja dhe bashkatdhetarë tanë që kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e kësaj thirrjeje. Zjarret e ndezura nëpër zona e kanë bartur të njëjtin mesazh nga njëri cep i vendit në tjetrin, kujtesa jonë është e gjallë dhe solidariteti ynë nuk është shuar. Ndërsa aksioni i sotëm para EULEX-it ishte vazhdimësi e kërkesës sonë për drejtësi”, theksoi Tasholli.

Ndërkaq, Eliza Hoxha njoftoi se do të ketë transport të organizuar nga e gjithë Kosova, në mënyrë që largësia të mos jetë pengesë për askënd që do të marrë pjesë në marsh.

“Nga qytetet dhe komunat anembanë vendit do të organizohen nisje drejt Marshit. Pikat e nisjes, oraret dhe detajet e transportit do të bëhen publike me kohë përmes njoftimeve tona zyrtare. Mesazhi ynë është i thjeshtë, kudo që jeni, bëhuni gati”, tha ajo.

Po ashtu, Hoxha ftoi qytetarët që ta vizitojnë ekspozitën “Ditari i një fotografi të luftës”, të fotografit Visar Kryeziu, e cila hapet sot në 19:00 në Galerinë e Arteve, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

“Përmes këtyre fotografive do të rikthehemi te pamjet dhe dëshmitë e një kohe që nuk duhet harruar, te sakrifica, qëndresa dhe çmimi i lirisë sonë. I ftojmë të gjithë qytetarët që sonte të na bashkohen, sepse kujtesa ruhet jo vetëm duke e treguar historinë, por edhe duke qenë bashkë kur ajo dëshmohet”, shtoi ajo.

kanëmarshinliri

Të ngjashme

“Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për liri”, Vedat Bajrami mbështet marshin e 12 shtatorit

“Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për liri”, Vedat Bajrami mbështet marshin e 12 shtatorit

08:51
Tragjedi në Zvicër: Dy punëtorë humbin jetën pas shpërthimit në hidrocentral

Tragjedi në Zvicër: Dy punëtorë humbin jetën pas shpërthimit në hidrocentral

21:10
“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

20:57
Bajrami: Pyetni eksponentët e VV-së sa ishin në opozitë – a kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?

Bajrami: Pyetni eksponentët e VV-së sa ishin në opozitë – a kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?

16:48

Më shumë nga Lajme

  • 22:29Kamberi: 16 shtatori është pjesë e ekuacionit për konstituimin e institucioneve
  • 22:29Çitaku i përgjigjet VV-së: Konjufca e Dërguti me votat e kujt janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit?
  • 22:24Syla: Kurti po e pret datën kur vijnë diaspora për t’ia dhënë votën – ka humbur mbështetjen e brendshme
  • 22:24Ganimete Musliu: Albulena Haxhiu është deputete mediokre
  • 22:22“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit