Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përditësohen të dhënat: Pritje në Muçibabë, Bërnjak e te Dheu i Bardhë

GD
Gazeta Demos26 korrik 2026 në 21:00
Përditësohen të dhënat: Pritje në Muçibabë, Bërnjak e te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehen pritje më të gjata në disa prej pikave hyrëse në Kosovë.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:45, pritjet më të gjata për automjete regjistrohen në Muçibabë, ku hyrja zgjat deri në 60 minuta, me kolonë prej 300 metrash. Pas saj renditet Dheu i Bardhë, ku pritjet në hyrje janë deri në 50 minuta, ndërsa kolona arrin në 200 metra.

Edhe në Bërnjak ka fluks të shtuar, me pritje prej 45 minutash për hyrje dhe kolonë rreth 500 metra. Në Hanin e Elezit, pritjet në hyrje zgjasin rreth 20 minuta, ndërsa në dalje deri në 40 minuta, me kolonë prej 300 metrash në dalje.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, përfshirë Kullën, Merdarën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, pritjet janë nga 2 deri në 10 minuta, pa kolona të konsiderueshme.

Ndërkohë, për kamionët, qarkullimi vazhdon pa vonesa të theksuara në të gjitha pikat kufitare, me pritje prej vetëm 3 deri në 5 minutash dhe pa kolona të raportuara.

Kufi

Më shumë nga Lajme

  • 20:31Varret masive në Zubin Potok -Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë
  • 20:25​Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara
  • 20:1513 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 19:46“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
  • 19:42‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna