Një incident është raportuar të ketë ndodhur të enjten në qytetin e Skenderajt.
Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka pretenduar se është sulmuar nga kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), si dhe nga siç e ka quajtur ai “banda e tij”.
